Lidhje

Vërshojnë homazhet për aktorin Robin Williams


Nga i gjithë vendi dhe bota po vërshojnë homazhet për aktorin komik amerikan Robin Williams, i cili u gjet i vdekur dje në shtëpinë e tij në Kaliforni, ku me sa duket kishte kryer vetëvrasje. Williams ishte 63 vjeç.

Një deklaratë të publicistit të tij thuhej se aktori vuante nga depresioni. Prej kohe dihej se Williams luftonte me drogën dhe alkoolin. Por vetëm muajin e kaluar, ai kishte pranuar të shkonte në një klinikë rehabilitimi.

Presidenti Barak Obama e vlerësoi aktorin Robin Williams si "interpretues i një lloji të veçantë, i cili prekte "çdo element të shpirtit njerëzor."

Autoritetet lokale besojnë se Williams vrau veten me asfiksim, por shkaku i vdekjes është ende nën hetim. Autopsia është planifikuar për sot.

Robin Williams doli në skenë si aktor komik kur debutoi në serialin televiziv, Mork and Mindy që transmetohej në kanalin ABC. Më vonë ai luajti role në shumë filma dhe fitoi çmime për role të shumta, përfshirë ato në filmat Good Will Hunting, Mrs. Doubtfire, Good Morning Vietnam dhe Dead Poets Society. Vitin e kaluar ai u rikthye në televizion me serialin The Crazy Ones, në të cilin ai luajti përkrahë aktores Sarah Michelle Gellar.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG