Lidhje

Roboti "Oportunity ", fotografitë e para nga Marsi

  • Zëri Amerikës

Roboti "Oportunity ", fotografitë e para nga Marsi

Roboti "Oportunity ", fotografitë e para nga Marsi

Agjencia amerikane e Hapësirës, Nasa publikoi fotografi të marra nga roboti Opportunity në Mars pasi arriti në kraterin 22 presje 5 kilometra të gjerë të planetit ku do të ekzaminojë shkëmbinjtë më të vjetër që ka prekur gjatë qëndrimit shtatë vjeçar në Planetin e Kuq.Roboti me gjashtë rrota, i furnizuar nga energjia diellore arriti në kraterin Endeavour këtë javë pasi eci 21 kilometra nga një krater më i vogël i quajtur Victoria. Udhëtimi në krater morri tre vjet. Shkencëtarët e Nasas e dinin që Opportunity kishte mbërritur në vend pasi morrën sinjale prej tij të martën. Roboti Opportunity dhe binjaku i tij Spirit u ulën në pjesë të skajshme të marsit në vitin 2004 ku kanë kryer kërkime për gjurmë të ujit në planet.

XS
SM
MD
LG