Lidhje

46 milionë dollarë për një vepër të Rockwellit


Një vepër e piktorit amerikan Norman Rockwell u shit dje në ankand për 46 milionë dollarë, duke arritur çmimin më të lartë për një vepër amerikane arti.

Piktura me titull “Saying Grace” - “Duke thënë lutje” tregon një grua në moshë dhe një djalë që luten para se të hanë në një restorant të vogël, ndërsa dy klientë i shohin të habitur.

Piktura ishte ilustrim për kopertinën e revistës The Saturday Evening Post në vitin 1951. Shoqëria e ankandeve Sotheby’s nuk e identifikoi blerësin.

Rockwell pikturoi qindra ilustrime për revistën nga 1916-1963. Pikturat ishin portretizime me ngjyra të gjalla e perzonazhe interesante të jetës amerikane, që nga festat tradicionale, tek momente intime e familjare, shumë prej tyre me humor, të tjerat me nuanca serioze e prekëse.

Norman Rockwell mbetet një nga piktorët më të dashur për amerikanët, 35 vjet pas vdekjes së tij.
XS
SM
MD
LG