Lidhje

Rod Bllagojeviç, ish guvernator i shtetit Illinoi shpallet fajtor


Rod Bllagojeviç, ish guvernator i shtetit Illinoi shpallet fajtor
Rod Bllagojeviç, ish guvernator i shtetit Illinoi shpallet fajtor

Një juri amerikane ka gjetur fajtor ish guvernatorin e Illinoit Rod Blagojeviç në porthuajse të gjitha akuzat ndaj tij gjatë rigjykimit për korrupsion.

Zoti Blagojeviç tha se ishte “habitur” nga verdikti, i cili erdhi të hënën pas disa ditë diskutimesh.

Ai u gjet fajtor në 17 nga 20 akuzat, përfshi përpjekjet për të shitur apo shkëmbyer vendin në Senat të lënë bosh nga Presidenti Barak Obama.

Gjykimi i tij i parë përfundoi vitin e kaluar me juristët të bllokuar në 23 nga 24 akuzat ndaj tij. Ai u gjet fajtor vitin e kaluar për deklerata të rreme ndaj agjentëve federalë amerikanë.

Rod Blagojeviç u arrestua në dhjetorin e 2008. Senati i Illinoit e dënoi atë më pas për abuzim pushteti dhe votoi për largimin e tij nga pushteti.

Zoti Obama dha dorëheqjen nga vendi i tij në Senat menjëherë pasi u zgjodh president në vitin 2008. Ai ka thënë se nuk ka patur asnjë kontakt me Blagojeviçin ose zyrën e tij në lidhje me zëvendësimin e tij.

XS
SM
MD
LG