Lidhje

Roja bregdetare e Italisë në gjendje gadishmërie

  • Zëri Amerikës

Roja bregdetare e Italisë në gjendje gadishmërie

Roja bregdetare e Italisë në gjendje gadishmërie

Italia ka vënë në gjendje gadishmërie rojen bregdetare për emigrantët që mund të përpiqen të vijnë nga Afrika veriore, pasi shpëtoi një anije të mbushur me 80 emigrantë që po mbytej në afërsi të ishullit të Lampeduzës.

Zyrtarët italianë thanë të premten se po vëzhgojnë një zonë më të gjerë dhe po i shtojnë patrullimet në det, në kuadër të përgatitjeve për të pritur më shumë banorë që po largohen nga trazirat në Tunizi dhe Libi.

Qeveria italiane thotë se rreth 15 mijë emigrantë kanë mbërritur në ishullin e vogël të Lampeduzës që nga fillimi i kryengritjes në Tunizi që çoi në rrëzimin e presidentit Ben Ali në janar.

Autoritet në ishullin e vogël po përpiqen t’i transferojnë emigrantët në qendra të tjera grumbullimi në Itali, për shkak të mbipopullimit të qendrës së mbajtjes së imigrantëve në ishull, e cila është ndërtuar vetëm për 800 vetë.

XS
SM
MD
LG