Lidhje

Roja bregdetare italiane gjen 25 trupa në një anije refugjatësh

  • Zëri Amerikës

Roja bregdetare italiane gjen 25 trupa në një anije refugjatësh

Roja bregdetare italiane ka gjetur trupat pa jetë të 25 personave në një anije refugjatësh që u largua nga Libia sot ndërsa kaloi Mesdheun drejt rrugës për në ishullin italian të Lampeduzës.


Të mbijetuarit u thanë autoriteteve se anija e mbingarkuar me gati 300 refugjatë, u largua nga Libia tre ditë më parë. Zyrtarët thanë se morën thirrje për ndihmë kur anija ishte 56 kilometra larg bregut.


25 viktimat, të gjithë të rinj u gjetën në dhomën e motorrit të anijes. Autoritetet po hetojnë shkakun e vdekjes por informacionet paraprake tregojnë se ata kanë vdekur nga asfiksia.

XS
SM
MD
LG