Lidhje

Roli i organizatave studimore në procesin politik në Shtetet e Bashkuara

  • Jeffrey Young

Uashingtoni është plot me organizata kërkimore, të shpërndara ideologjikisht në të gjithë spektrin politik, që nga neutralet e deri tek vija e ashpër. Disa nga këto organizata janë të specializuara në fusha të caktuara, si problemet sociale, ekonomike apo të mbrojtjes. Të gjitha ofrojnë opinione lidhur me politikat dhe aspektet e qeverisjes. Këto organizata punësojnë gjithashtu zyrtarë nga administrata të mëparshme, të cilët kthehen në administratë, sapo rizgjidhet partia e tyre. Në vazhdim një analizë e vendit që zënë këto organizata në procesin politik:
Reportazhi i ardhshëm i këtij seriali do të ndalet pikërisht në këtë qëndrim pro një ideologjie të caktuar apo nuancave politike të punës që bëjnë disa organizata studimore.

Uashingtoni, si shumë kryeqytete të tjera të botës, është i mbushur me opinione, dhe studime për thuajse çdo temë të imagjinueshme.
Shumë nga këto opinione dalin nga ato dhjetëra organizata kërkimore që kanë selinë këtu. Këto organizata janë një pjesë e pandashme e procesit politik të Uashingtonit, e analizës së çështjeve dhe marrjes së vendimeve.
Një nga organizatat e para kërkimore që mbetet një ndër më të rëndësishme, është Korporata Rand. Emri Rand është shkurtim për termin “Kërkim dhe Zhvillim” në anglisht. Kjo organizatë u krijua pas Luftës së Dytë Botërore. Drejtori i Marrëdhënieve me Median Jeffrey Hiday thotë se nocioni i këtyre organizatave lindi pikërisht në atë kohë:
“Ideja ishte që korporata Rand të ishte një vend ku mblidheshin kokat për të menduar, për të gjetur mënyra për të përmirësuar botën”.


Ish-ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara John Bolton është tani një ndër studiuesit e një organizate hulumtuese me emrin Instituti American Enterprise. Ai e përshkruan organizatën si një grumbullim ish-zyrtarësh, dhe studiuesish të interesuar në politikat shtetërore, të cilët shkruajnë për çështjet e ditës.
“Kemi ekspertë të politikës së jashtme, ekspertë të mbrojtjes kombëtare, të shëndetit publik dhe të politikave ekonomike. Në këtë organizatë kemi ekspertë për çfarëdo teme nga politika që të të vijë në mendje. Shkruajmë raporte studimore për anëtarë të Kongresit dhe për administratën, ose për korporata, sindikata, dhe komentatorë në media”.

Ky përshkrim që jep ambasadori Bolton u përshtatet shumë organizatave studimore në Uashington. Por disa janë të specializuara në çështje të veçanta, si Lindja e Mesme, imigracioni apo politikat kundër drogës. Ka të tjerë që kanë pikëpamje të forta ideologjike apo politike, që ndikojnë në analizën që u bëjnë çështjeve.
Organizata studimore ka edhe në kryeqytete të tjera të botës, por profesori i Politikave Shtetërore në Universitetin Georgetown, Mark Rom, thotë se në Uashington këto organizata janë më të mëdha dhe më me ndikim për një numër arsyesh:
“Në Shtetet e Bashkuara kemi një histori më të gjatë hulumtimesh në shkencat shoqërore krahasuar me vendet e tjera. Kemi shumë njerëz që merren me këtë aktivitet që influencon tek qeveria. Kemi një sektor fitimprurës që është i gatshëm të mbështesë me fonde organizatat studimore. Prandaj në Amerikë, këto organizata kanë financim më të mirë krahasuar me standartet ndërkombëtare. Po ashtu, Kushtetuta jonë i lejon njerëzit t’i paraqesin peticion qeverisë. Për këtë arsye, kur këto organizata thonë se duhet bërë kjo gjë apo ajo gjë, opinioni i tyre mbrohet me Kushtetutë”.

Roli i këtyre organizatave si prezantuese të analizave dhe informacionit për politikanët është i mirë-njohur, por disa prej tyre e kapërcejnë këtë rol duke dalë hapur në mbështetje të njërës anë apo tjetrës në një çështje të caktuar.

XS
SM
MD
LG