Lidhje

Roli i gruas në shoqërinë kosovare - temë diskutimesh në SAIS


Roli i gruas në shoqërinë Kosovare, problematikat dhe shqetësimet që mbart pozicioni i saj në shtetin e ri të Kosovës. Ky ishte objekti i diskutimit në qendrën për marrëdhënie transatlantike SAIS, ku disa vajza dhe gra përfaqësuese të shoqërisë civile e administratës publike në Kosovë, trajtuan problematikat më të mprehta sociale, ekonomike e politike me të cilat përballet shoqëria kosovare në tërësi, e gruaja në veçanti.

“Kjo është Shote Galica, heroina kosovare e cila luftoi krahas bashkëshortit të saj për lirinë e Kosovës.”
Kështu e nisi paraqitjen e projketit të saj Lejla Sadiku, pjesmarrëse e programit “Hope Fellowships ” të organizuar nga Këshilli shqiptaro amerikan me seli në Uashington. Por pavarësisht shembujve historikë, si dhe fakteve se presidentja e Kosovës është zonja Atifete Jahjaga apo kryetarja e delegacionit në bisedimet me Serbinë ishte zonja Edita Tahiri, duket se problemet për rolin e gruas në shoqërinë e shtetit të ri ballkanik janë të ndjeshme.

Papunësia e madhe e cila rëndon më së shumti mbi gratë, arsimim i ulët, probleme të pronësisë janë disa nga çështjet që u prekën në projektin e paraqitur nga zonja Sadiku.

Media është një tjetër pushtet i rëndësishëm që luan rol në edukimin e vajzave dhe grave në një shoqëri shton ajo.

Ndërsa për Shqipe Nezirin Kosova është një vend i cili ka përparuar ndjeshëm që pas shpalljes së pavarësisë, por problemet ende ekzistojnë. Ajo sheh me vlerë bashkëpunime dhe nisma si kjo e këshillit shqiptaro amerikan për të shfaqur arritjet dhe prolematikat e shtetit të ri të Kosovës.
Shqipja

Janë rreth 1500 gra e vajza nga Kosova, Shqipëria, Mali i zi e Maqedonia që gjatë 10 viteve kanë marrë pjesë në programin “Hope Fellowships” të organizuar nga Këshilli Shqiptaro Amerikan, me mbështetjen e agjencisë Amerikane për Zhvillim USAID.

Të pranishmit shkëmbyen ide dhe përvoja për situatën e gruas kosovare në shoqëri, dhe pozicionimin e saj përballë problematikave të vështira me të cilat përballet gjithë shoqëria kosovare gjatë paraqitjes së grupit kosovar në ambjentet e qendrës SAIS për marrëdhënie transatlantike.

XS
SM
MD
LG