Lidhje

Roli i Shteteve të Bashkuara në botë

  • Henry Rdigewell

Muajt e fundit, Presidenti amerikan Barak Obama është përballur me kritika se politika e tij e jashtme ka qenë tepër e matur dhe se kjo ka inkurajuar kundërshtarë të tillë si Siria, Kina dhe Rusia. Shtëpia e Bardhë argumenton se projektimi i fuqisë përfshin më shumë se forcën ushtarake. Por a vazhdojnë Shtetet e Bashkuara të luajnë luajnë rolin e policit të botës?

Gusht 2013. Në periferi Ghoutta të Damaskut, dhjetra burra, gra dhe fëmijë kanë vdekur pas një sulmi me armë kimike nga ana e forcave qeveritare siriane.

Presidenti sirian Bashar al Asad ka kaluar njërën nga vijat e kuqe të shpallura nga Uashingtoni, e megjithatë nuk është përballur me pasoja ushtarake. Ky ishte një moment shumë i rëndësishëm, thotë Xenia Dormandy e institutit Chatham House me bazë në Londër:

"Për shkak të Sirisë, askush nuk i beson më si më parë vijat e kuqe të Amerikës. Presidenti Assad është lejuar t'i shkelë këto vija të kuqe pa pasoja," thotë zonja Dormandy.

Ajo thotë se Shtetet e Bashkuara mbeten fuqia më e madhe ushtarake dhe ekonomike e botës, madje shumë lart të tjerëve dhe perceptimi se ajo nuk është e gatshme për të përdorur muskujt është i rrezikshëm:

"Nëse vende si Kina besojnë se mund të pushtojnë territore pa patur ndonjë pasojë, siç bëri Rusia me Krimenë, ata do t'ë shkelin vija të kuqe, duke bërë që SHBA dhe Perënmdimi të kundërpërgjigjet."

Marrja e armatosur e Krimesë nga Rusia në muajin mars u bë shkak për kritika se qëndrimet tepër të matura amerikane në politikën e jashtme, i ka trimëruar fuqitë e tjera botërore.

Por Perëndimi kishte pak alternativa ushtarake, thotë profesor Arne Westad i Shkollës Ekonomike të Londrës.

Arne Westad i Shkollës Ekonomike të Londrës:

"Alternativat e Perëndimit, natyrisht që janë shumë të kufizuara në cilëndo rrethanë. Rusia në fund të fundit është një shtet me armë bërthamore," thotë zoti Westad.


Ukrainasit i kuptojnë këto kufizime, thotë Orysia Lutsevych, specialiste për Ukrainën në Chatham House:

"Ukrainasit janë tepër të kujdesshëm dhe e kuptojnë se një konfrontim i drejtpërdrejtë ushtarak i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara do të ishte i vështirë dhe do të shkaktonte shumë viktima."

Në një fjalim muajin e kaluar, Presidenti Barak Obama tha se do të ishte gabim të ndërmerreshin operacione ushtarake thjesht që Amerika të mos duket e dobët:

"Do të tradhtoja detyrën time ndaj jush dhe ndaj vendit që duam, në qoftë se do t'ju dërgoja në mes të rrezikut, thjesht sepse shikoj një problem diku në botë që duhet rregulluar," tha Presidenti Obama.

Shumë aleatë në Azi mbështeten në të ashtuquajturën ombrellë amerikane të sigurisë si kundërpeshë ndaj fuqisë në rritje të Kinës. Por Uashingtoni është i lodhur nga lufta pas fushatave të vështira në Afganistan dhe Irak dhe dëshiron që këtu të marrin pjesë edhe aleatët, thotë zonja Dormandy:

"Fjala këtu është për ndërtimin e koalicioneve. Prandaj, supozimi që ka qenë gjithmonë në Evropë se Amerika do të jetë e para që do të kontribuojë me burimet e saj, nuk është më i vërtetë."

Japonia ka lënë të kuptohet se do të lejojë ushtrinë e saj të luajë një rol më të madh në sigurinë globale - duke shkaktuar zemërimin e Kinës.

Por analistët thonë se ky ndryshim i politikës është i mirëpritur në Uashington, ku politikanët janë të kënaqur që SHBA të marrin drejtimin - por kërkojnë më shumë mbështetje si shpërblim.
XS
SM
MD
LG