Lidhje

Roli ndërmjetësues në rritje i Turqisë


Перед началом акции, каждый желающий мог взять "билет в автозак"
Перед началом акции, каждый желающий мог взять "билет в автозак"

Ministri i jashtëm turk po kërkon ta bëjë Stambollin një qendër ndërmjetësimI në zgjidhjen e krizave ndërkombëtare. Iniciativa vjen ndërsa Ankaraja kërkon të zgjidhë konfliktin në Siri dhe tensionet mbi programin bërthamor të Iranit. Korrespondenti Dorian Jones njofton për Zërin e Amerikës nga Stambolli.

"Zgjerimi i paqes me anë të ndërmjetësimit: Aktorë të rinj, qasje të reja, e nisma të guximshme", ishte ky titulli i një mbledhjeje të fundit të ministrave të jashtëm, të shkuar dhe të tanishëm, dhe të disa akademikëve të njohur.

Konferenca në Stamboll ishte pjesë e një nisme në bashkëpunim me Finlandën për ta bërë Stambollin një qendër të ndërmjetësimit ndërkombëtar.

Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu, arkitekti i iniciativës, thotë se vendi i tij është i pozicionuar në mënyrë ideale.

"Pse është kjo kaq e rëndësishme për Turqinë - ne jemi në qendër të të gjitha këtyre tërmeteve, të tërmeteve gjeo-politike që nga Ballkani e deri në Azinë Qendrore. Turqia është drejt e në qendër. Dhe të gjitha këto kriza ishin drejtpërdrejt apo tërthorazi, historikisht apo nga ana kulturore, të lidhura me Turqinë."

Iniciativa ka një qasje të trefishtë; ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e ndërmjetësimit, rritja e kapacitetit të ndërmjetësimit në kuadër të Kombeve të Bashkuara dhe në nivel rajonal, si dhe rritja e rolit të Turqisë brenda rajonit të saj.Nisma ka mbështetjen e fortë të presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së,Nassir Abdulaziz Al-Nasser. Duke folur në takimin e Stambollit, ai tha se ka nevojë për një qasje më rajonale në zgjidhjen e krizave.

"Roli i rëndësishëm dhe në rritje i marrëveshjeve rajonale dhe nën-rajonale, e bën të natyrshme që këto organizata të dinë dhe të kuptojnë më mirë, situatën në terren në rajonet e tyre. Për këtë arsye Kombet e Bashkuara duhet të mbështesin aktorët rajonalë dhe iniciativat që synojnë gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme të konflikteve".

Gjakderdhja e vazhdueshme në Siri ishte në qendër të vëmendjes së atyre që ndoqën takimin. Turqia, e cila ka një kufi të përbashkët prej 900 kilometrash me Sirinë, është duke marrë një rol udhëheqës diplomatik me synimin për t'u dhënë fund luftimeve. Kritikët kanë thënë se Ankaraja nuk ka arritur të ndikojë mbi Damaskun. Por zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke Selcuk Ünal thotë se ende po punohet për një zgjidhje diplomatike.

"Që nga fillimi i krizës siriane, ne jemi përpjekur për ta zgjidhur këtë çështje me mjete diplomatike dhe ne do të vazhdojmë këto përpjekje. Natyrisht që ndërsa gjakderdhja vazhdon ne nuk mund të qëndrojnë pa vepruar në këtë situatë. Përpjekjet e Lidhjes Arabe kanë dështuar, rezoluta e Këshillit të Sigurimit ka dështuar, dhe kjo është arsyeja përse ne kemi iniciuar një seri përpjekjesh diplomatike, të cilat arritën kulmin me takimin e Tunisit."

Takimi në Tunis, nën titullin "Miqtë e Sirisë", mblodhi së bashku vendet që mbështesin opozitën siriane.Vëzhguesit politikë thonë se takimi arriti pak rezultate të mirëfillta, por muajin e ardhshëm Stambolli do të organizojë një takim të dytë.

Stambolli do të jetë gjithashtu vendi organizator i një takimi ndërkombëtar për një nga krizat e tjera të mëdha të rajonit –programin e diskutueshëm bërthamor të Iranit.

Vitin e kaluar, vota e Turqisë në Këshillin e Sigurimit kundër sanksioneve të OKB ndaj Iranit, tensionoi marrëdhëniet e saj me aleatët perëndimorë. Por qysh atëherë Ankaraja ka ndryshuar pozicion duke rënë dakord të marrë pjesë në një sistem të Natos për mbrojtjen nga raketat që synon kryesisht mbrojtje nga Irani dhe duke iu kundërvënë hapur Damaskut, një aleat kyç i Teheranit.

Një ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare për gazetën turke Haberturk, Soli Ozel, thotë se megjithë marrëdhëniet e tendosura me Iranin, Turqia mbetet një partnere dialogu për Teheranin.

"Praktikisht tregon se çfarëdo mendimi të kesh për Turqinë ajo duhet të jetë pjesë e cdo zgjidhjeje për Sirinë për shembull. Por kjo mund të jetë zgjidhja që preferojnë turqit dhe Irani. Irani ende ka nevojë për Turqinë dhe ky është i vetmi vend që me të vërtetë përpiqetpër një zgjidhje diplomatike. Dhe iranianët kanë besim tek turqit më shumë, sepse ne jemi kaq të varur për naftën dhe gazin e tyre."

Nisma e ndërmjetësimit nga Turqia kërkon të formalizojë rolin diplomatik në rritje që vendi po merr mbi vete në një rajon që po përballet me kriza dhe paqëndrueshmëri në rritje.

XS
SM
MD
LG