Lidhje

The Rolling Stones në koncert


Për një natë të vetme, grupi i famshëm The Rolling Stones dha shfaqje në një klub të Los Anxhelesit mbrëmë dhe u pritet me shumë entuziasëm nga një grup relativisht i vogël njerëzish, krahasuar me mijëra njerëzit që do të jenë të pranishëm gjatë turneut të tyre me rastin e 50 vjetorit që hapet më 3 maj në Qendrën Staples.

Koncerti i mbrëmshëm prej 90 minutash në Echoplex në lagjen Echo Park u hap me këngën “You Got Me Rocking” dhe vazhdoi me këngë të tjera të grupit, të reja dhe të vjetra, si dhe me interpretime kalasike nga Otis Redding, Chuck Berry dhe The Temptations.

Megjithë interpretimet e tyre prej disa dekadazh, anëtarët e grupit The Rolling Stones, Jagger, Watts, Richards dhe Wood, nuk treguan aspak shenja lodhjeje.

Biletat për koncertin në Echoplex u shitën më herët gjatë ditës për 20 dollarë, shumë më pak se sa kostoja e biletave të turneut.
Qindra admirues të grupit kishin zënë radhën jashtë teatrit El Rey, të qytetit për të patur shansin të merrnin pjesë në një shfaqje spontane të Rolling Stones.

Aty nga fundi i shfaqjes në Echoplex, me grupin u bashkua edhe ish kitarristi i tij Mick Taylor, për versionin e tyre të këngëve “love in Vain” dhe “Midnight Rambler” të Robert Johnson-it.

The Rolling Stones dhanë shfaqje sëbashku në Londër, New York dhe Newark dimrin e kaluar, por nuk e njoftuan turneun e tyre deri këtë muaj.
XS
SM
MD
LG