Lidhje

Shengeni, Bullgaria dhe Rumania


Gjermania dhe komisioni ekzekutiv i Bashkimit Evropian kanë mendime të ndryshme për zgjerimin e një marrëveshjeje për udhëtimet pa pasaportë në Evropë, e njohur si Marrëveshja e Shengenit. Bullgaria dhe Rumania kanë kërkuar të jenë pjesë e marrëveshjes, duke fituar mbështetje nga Austria. Por Gjermania ka kërcënuar t’i vërë veton marrëveshjes, duke thënë se është e shqetësuar se anëtarët e komuniteteve rome nga Bullgaria dhe Rumania do të vërshojnë në Gjermani dhe do të abuzojnë me sistemin e ndihmës sociale.

Eshtë dita e vaksinimit në shkollën fillore Rixdorf në Berlin. Programi është për të gjithë por drejtoresha e shkollës Franziska Giffey thotë se ai ka si synim kryesor fëmijët romë të cilët sapo kanë ardhur në Gjermani dhe nuk janë vaksinuar asnjëherë.

"Kemi gati 100 fëmijë,ndërkohë që do ta vazhdojmë këtë proces për të vaksinuar shumë fëmijë të tjerë. Prindërit janë dakort me këtë. Ata vijnë këtu marrin këshilla dhe janë dakort me vaksinimin që zakonisht duhet të ishte bërë që kur ata ishin foshnje."

Rreth 93 përqind e nxënësve në këtë shkollë janë nga familje imigrantësh – shumica turq, arabë apo polakë. Këtij grupi i janë shtuar së fundmi të rinj nga Bullgaria dhe Rumania. Gati 800 prej tyre janë tani pjesë e nxënësve të qytetit, gati 30 përqind më shumë se një vit më parë. Mësuesit këtu thonë se nuk i pyesin fëmijët nëse ata janë romë por disa prindër e japin vullnetarisht këtë informacion – ndërsa të tjerë kanë rezerva të flasin për prejardhjen, nga frika e diskriminimit.

Dhe frika e tyre mund të jetë e justifikuar. Ndërsa zyrtarët e shkollës këtu i mirëpresin fëmijët, Giffey tha në një konferencë shtypi të marten se disa banorë vendas kanë reaguar me zemërim.

Giffey thotë se pasi programi i vaksinimit u bë publik, vendasit i dërgonin letra kritike duke e akuzuar atë se po harxhonte paratë e taksapaguesve. Ata donin që ajo të mos ndihmonte fëmijët romë me shpresën se këto familje do të largohen nga Berlini. Por Giffey thotë se këto familje kanë ardhur këtu për një jetë më të mirë - dhe se ajo është e drejta e tyre për ta bërë këtë si qytetarë të Bashkimit Evropian.

Ka mundësi që zërat anti-romë të marrin përkrahje nga ministri i Brendshëm gjerman, Hans-Peter Friedrich, anëtar i koalicionit qeveritar konservator të kancelares Angela Merkel. Gazetat gjermane e akuzojnë atë se kombinon çështjen e zgjerimit të 26 vendeve anëtare të Shengenin - me imigracionin e ligjshëm të qytetarëve të BE-së nga Rumania dhe Bullgaria.

Cordula Simon menaxhon marrëdhëniet e Berlinit me BE-në. Ai thotë se partitë konservatore të Gjermanisë po përpiqen të fitojnë pikë me cështjen rome përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

"Këtë vit, ne do të zgjedhim një qeveri të re federale. Eshtë politikë. Në se i pyet njerëzit që merren me këtë cështje në Duisburg, Dortmund, and Berlin-Neukölln, ata do të thonë ndryshe – që ne mund të sillemi ndryshe me këta njerëz.”

Simon thotë se fëmijët romë fillojnë të flasim rrjedhshëm gjermanisht Brenda tre muajve pasi hyjnë në shkollë. Ajo që ka më shumë rëndësi është se prindërit e tyre i nxisin ata të mësojnë dhe i sjellin në aktivitete përfshi programin e vaksinimit. Simon thotë se Gjermania, e cila përballet me një krizë demografike, duhet të investojë tek fëmijët e imigrantëve nëse do të ketë të ardhme.

"Ne kemi nevojë për këtë ardhje në Berlin – jo vetëm për akademikët që vijnë pa fëmijë. Ne kemi nevojë për familje me fëmijë që rriten në këtë system."

Por partite konservatore të Gjermanisë ka të ngjarë të mos jenë dakort me këtë – të paktën deri pas zgjedhjeve.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG