Lidhje

Rumani: Akuza për gjenocid nga koha e komunizmit


Në Rumani, prokurorët kanë ngritur akuza për gjenocid ndaj një komandanti burgu të periudhës komuniste.

Ky është rasti i parë që në Rumani ngrihen akuza ndaj një ish-zyrtari komunist, që nga viti 1989, kur u zhvillua gjyqi dhe ekzekutimi i ish-udhëheqësit komunist Nikolae Çaushesku. 87- vjeçari Alexandru Visinesku u paraqit para prokurorëve, që e njohën atë me akuzat.

Mes viteve 1956 dhe 1963, ai ishte drejtor i burgut Ramniku Sarat, ku mbaheshin elita dhe intelektualët e periudhës para komuniste. Visinesku nuk pranoi të komentonte. Ai ka thënë më parë se ai vetëm se ndiqte urdhërat që i jepnin eprorët. Prokurorët thanë se nën komandën e tij të burgosurit rriheshin, mbaheshin pa bukë, pa trajtim mjekësor dhe në të ftohtë. Në se gjendet fajtor,

Visinesku mund të dënohet me burgim të përjetshëm. Personi i fundit që u akuzua për gjenocid në Rumani ishte Çaushesku, ndaj të cilit u zhvillua një gjyq ushtarak i përshpejtuar dhe u ekzekutua më 25 dhjetër të vitit 1989, pasi u largua nga Bukureshti për t’i shpëtuar demonstratave të fuqishme anti-qeveritare.
XS
SM
MD
LG