Lidhje

Rumunët reagojnë ndaj shkarkimit të presidentit


Banorë të ndryshëm në Bukuresht thanë se nuk ushqejnë shpresa për ndryshime madhore në jetën e tyre pas kësaj mase

Rumunët e kanë përcjellë pa ndonjë entuziazëm apo shpresë të dukshme masën për shkarkimin nga detyra të presidentit Traian Basesku. Komentet që dhanë sot për median banorë të ndryshëm në Bukuresht tregojnë se ata nuk ushqejnë shpresa për ndryshime madhore në jetën e tyre pas kësaj mase.

Parlamenti rumun votoi dje për shkarkimin e presidentit Traian Basesku, në vazhdën e një konflikti për pushtet me kryeministrin e vendit.

256 nga 432 deputetët në organin legjislativ të vendit votuan për shkarkimin e presidentit dhe ai mund të humbasë përfundimisht postin në një referendum kombëtar që do të zhvillohet brenda 30 ditësh.

Përplasjet mes presidentit Basesku të qendrës së djathtë dhe rivalit të tij kryeministrit Victor Ponta të qendrës së majtë e kanë zhytur vendin në krizën më të rëndë politike që nga ndryshimi i regjimit 2 dekada më parë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG