Lidhje

Rumani, protesta ndaj padrejtësive në zgjedhje


Rumunët në gjithë vendin dolën dje në protesta, duke akuzuar qeverinë se kishte vendosur kufizime për qytetarët që jetojnë jashtë vendit në zgjedhjet e fundit presidenciale.

Mijëra rumunë që jetojnë jashtë vendit, janë ankuar se nuk mundën të votonin në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 2 nëntor, për shkak të numrit të pamjaftueshëm të qendrave të votimit në ambasadat rumune.

Kryeministri Victor Ponta fitoi 40 për qind të votave në raundin e parë, 10 për qind më shumë sesa rivali i tij, kryebashkiaku i Sibius, Klaus Iohannis. Megjithatë Iohannis fitoi 46 për qind të votave mes rumunëve që jetojnë jashtë vendit të cilët i dhanë zotit Ponta 17 për qund të votave.

Zyrtarët rumunë thanë se do të ketë më shumë qendra votimi në dispozicion për raundin e dytë që do të mbahet më 16 nëntor.

XS
SM
MD
LG