Lidhje

Rumani: Qeveria mund të tërhiqet nga dekreti që ngjalli protesta


Ndërsa mijëra rumunë dolën sot nëpër rrugë në protesta për të pestën ditë radhas, udhëheqësit e qeverisë së koalicionit të Rumanisë, lanë të kuptohej se mund të hiqnin dorë nga dekreti për të dekriminalizuar disa raste të abuzimeve me detyrën nga zyrtarët.

Komentet mesa duket kanë si synim të parandalojnë protesta të mëdha që paralajmëruar për nesër në mbrëmje, që parashikohet të jenë më masivet në vend që kur ra komunizmi në vitin 1989.

Presioni ndaj qeverisë nga brenda dhe jashtë vendit për të shfuqizuar dekretin që dobëson luftën ndaj korrupsionit në vend, ka qenë i jashtëzakonshëm.

XS
SM
MD
LG