Lidhje

Romano Prodi komenton krizën e refugjatëve në Europë


Ish-presidenti i Komisionit Europian dhe ish-kryeministri italian, Romano Prodi, tha sot se Europa e bashkuar nevojitet të japë ndihmesën e vet për zhvillimin ekonomik të kontinenteve të tjerë, sepse vetëm kështu mund të parandalojë krizat humanitare dhe emigracionin shpërthyes.

Zoti Prodi tha se Afrika në më pak se dy dekada do ta dyfisjoë numrin e banorëve të saj.

Nëse nuk përmirësohen qeverisjet e tyre, apo nuk jetojnë mirë, ata do të mendojnë të vijnë në Europë.

Po ashtu do të bëjnë edhe kontinente të tjera, tha zoti Prodi në një nga konferencat që po mbahen në Tiranë me rastin e Takimit Ndërkombëtar mbi Dialogun kulturor e fetar, titulluar Paqja është gjithmonë e mundur.

Emigrantët e humbin shpresën në vendin e tyre dhe nuk mund ta humbin shpresën edhe në vendin ku nisen.

Europa po u jep udhë disa problemeve vërtet të mëdha, edhe pse ajo nuk mund të përballojë një valë pa fund emigracioni - tha ish-presidenti i komisionit Europian, Prodi.

Ai theksoi se shpesh Bashkimi Europian merr vendime të ngadalta edhe për projekte të thjeshta si për shembull, për një bankë mesdhetare apo për një universitet shumëkombësh.

Zoti Prodi tha se ngjarjet me Greqinë nxorën mbi ujë shumë probleme të Bashkimit Europian.

Kjo është Europa e lëvizjes së lirë të njerëzve, të ideve dhe të mallrave dhe duhet të ndërtojë të ardhmen pa u përçarë solidariteti i saj.

Ish-presidenti i Komisionit Europian Prodi tha se Europa ka nevojë për vendime me ndikim afatgjatë, por qeveritë po reagojnë më shumë si kabinete afatshkurtra, duke mbajtur sytë tek votimet dhe zgjedhjet e radhës.

Sipas tij, Bashkimi Europian ka nevojë të marrë vendime të shpejta me vlerë të shpejtë dhe afatgjatë, sic është midis tyre, edhe çështja e Ballkanit, i cili është pjesë e Europës.

Komuniteti i San Egidios dhe bashkësi të tjera fetare mbajtën për tre ditë në Shqipëri një takimin ndërkombatër me titull Paqja është gjithmonë e mundur, ku morën mbi 400 klerikë nga e gjithë bota.

Në një seri konferencash folën studiues dhe klerikë nga të gjitha besimet, shpesh duke marrë l Shqipërinë si shembull të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare.

XS
SM
MD
LG