Lidhje

Reagime pas dëbimit të familjes rome nga Franca

  • Leonat Shehu

Franca është përfshirë nga një valë reagimesh pas dëbimit të një familjeje me përkatësi kombëtare rome në Kosovë, të cilës i ishte refuzuar kërkesa për strehim nga autoritetet franceze. Reagimet u nxitën nga fakti se vajza pesëmbëdhjetëvjeçare e kësaj familjeje Leonarda Dibrani u arrestua në praninë e shokëve të klasës së saj, para se të kthehej me forcë në Kosovë. Autoritetet franceze thanë se kanë filluar hetimet rreth kësaj çështjeje. Kjo familje është vendosur në qytetin e Mitrovicës.

XS
SM
MD
LG