Lidhje

Intervistë me historianin Romeo Gurakuqi


Ndërrimin e partive politike në pushtet me zgjedhjet e 23 qershorit shumëkush po e sheh si një zhvillim pozitiv. Edhe profesor Romeo Gurakuqi mendon se rotacioni politik është shumë pozitiv për shëndetin e demokracisë së vendit, por ai këtë ngjarje e sheh edhe si një mundësi të madhe për të zhdukur shumë difekte të demokracisë dhe të institucioneve shtetërore, ndryshime që, sipas tij, nuk do të vijnë shpejt.


Profesori i historisë bashkëohore në Universitetin Europian të Tiranës thotë se ndryshimet që kanë ndodhur deri tani duhet të vlerësohen me seriozitetin e nevojshëm për të forcuar liritë njerëzore drejtësinë, parlamentarizmin, për të forcuar shtetin dhe sundimin e ligjit, përndryshe perspektiva e Shqipërisë nuk do të jetë ajo që gjithë publiku pret.

"Në gjirin e pozitës së re ka forca liberale dhe social-demokrate, të cilat janë të interesuar për vendosjen e shtetit. Por zbatimi i premtimeve është sfida e vërtetë”, thotë ai.
Sipas profesor Gurakuqit, mbetet të shihet reagimi i parë i shumicës së re se si do të ndajë pushtetin midis aleatëve të majtë, veprime që tek paraardhësit ka lënë shumë për të dëshiruar dhe shumë pasoja mbi administratën.
Profesori i Universitetit Europian të Tiranës, Romeo Gurakuqi, thotë se situata është e vështirë dhe e ngarkuar me shumë pikëpyejte; tani mbetet që shumica e re dhe kryeministri i ri të zbatojë premtimet e veta, të shprehura në fjalime shumë të rëndësishme, që ka mbajtur.

Zoti Guqakuqi thotë se edhe presidenti i Republikës ka një rol të rëndësishëm për të paqtuar jetën politike shqiptare. Në bazë të kushtetutës ai ka tagrin për të ndërmjetësuar, për t'i bërë thirrje paqes mes grupimeve politike, që e kanë lodhur shoqërinë. Hapi i parë dhe para së gjithash, mendon profesor Gurakuqi, duhet ngritur një tryezë e ekspertëve konstitucionalistë, për të rregulluar deformimet e sistemit, i cili ka nevojë të riformatohet nga e para në shtyllat e veta kryesore, prej nga dalin edhe akte të shtrembëruara.

“Këtë reformë institucionale nuk duhet ta bëjnë politikanët për shkak të mungesës së vullnetit politik, për ta bërë në kornizat e duhura, për shkak të padijenisë së thellë të tyre mbi teorinë e shtetit. Fjalimet e zotit Rama zbatimin e parë e kanë tek hapja e rrgës së teoricienëve të shtetit dhe konstitucionalistëve për të riformatuar shtetin në shtyllat dhe hallkat e veta kryesore. Ky është hapi i parë dhe më dobishëm, që duhet bërë më së fundi shqipërisë pas 23 vitesh tranzicion shumë të vështirë me kahe të përkundërta politikanët e periudhës aktuale”, thotë ai.

Profesor Gurakuqi vlerëson se në përpjekje të përbashkëta për reforma nuk ka vend për nihiliëm, se reformat nuk bëhet duke fshirë cdo gjë të mirë të bërë në periudhat e mëparshme. Sipas tij, edhe në mandatin e fundit ka patur zhvillime shumë të rëndësishme, disa segmente të shoqërisë shqiptare kanë përparuar në liri, disa hapësira kanë patur prosperitet ekonomik dhe ato duhet të zhvillohen më tutje.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG