Lidhje

Romni përfundon turneun


Kandidati republikan për president i jep sot fund udhëtimit të tij jashtë vendit, me një fjalim në Poloni

Kandidati republikan për president Mit Romni i jep sot fund udhëtimit të tij jashtë vendit, me një fjalim në Poloni. Zoti Romni tha se në një botë me qeveri shtypëse si Siria, Polonia është nje shembull dhe mbrojtes i lisirisë. Ai tha se Shtetet e Bashkuara dhe Polonia do ta shtojnë bashkëpunimin në të ardhmen.

Zoti Romni shkoi dje në Poloni, pas vizitave në Britani dhe Izrael. Ai u takua me kryemnistrin Donald Tusk dhe ish-presidentin dhe udhëheqësin e lëvizjes Solidarnos, Leh Valesa.

Gjatë vizitës së tij në Izrael zoti Romni siguroi mbi 1 milionë dollarë në një ceremoni për grumbullimin e fondeve për fushatën e tij. Por ai i ofendoi palestinezët kur e quajti Jeruzalemin kryeqytetion e Izarelit. Palestinezët duan ta bëjnë Jeruzaleimin kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG