Lidhje

Romney mbron kritikën ndaj administratës Obama


Ai tha se ishte gabim që administrata doli me një deklaratë, që "simpatizonte ata që kishin shkelur ambasadën tonë në Egjipt".

Kandidati presidencial republikan Mitt Romney mbrojti sot kritikën e tij ndaj administratës Obama në lidhje me sulmet e së martës në zyrat diplomatike amerikane në Libi dhe Egjipt.

Sulmet ndaj ambasadës amerikane në kryeqytetin egjiptian Kajro dhe në konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë ishin të lidhura me një video të krijuar në Shtetet e Bashkuara që myslimanët mendojnë se tallet me Profetin Muhamed. Katër diplomatët amerikanë, përfshirë edhe ambasadorin amerikan në Libi J. Christopher Stevens, u vranë në sulmin e Bengazit.

Duke folur sot për gazetarët në Xheksonvill të Floridas, zoti Romni tha se ishte gabim për administratën të dilte me një deklaratë, që sipas fjalëve të tij, "simpatizohej me ata të cilët kishin shkelur ambasadën tonë në Egjipt në vend që të dënoheshin veprimet e tyre."

Pas atij sulmi, ambasada amerikane në Kajro lëshoi një deklaratë ku dënonte përpjekjet e bëra nga individë të drejtuar për të lënduar ndjenjat fetare të myslimanëve." Deklarata e ambasadës u lëshua para njoftimeve për vrasjet në Libi.

Dje vonë, zoti Romney e quajti deklaratën për ambasadën "të turpshme." Në përgjigje, zëdhënësi i fushatës së presidentit Obama, Ben LaBolt tha se ishte tronditur që kandidati republikan po niste "një sulm politik" në një kohë kur Shtetet e Bashkuara "përballjen me vdekjen tragjike të oficerëve diplomatikë në Libi."

XS
SM
MD
LG