Lidhje

Romney dhe Santorum kryesojnë votimet partiake në shtetin Ajoua

  • Zëri Amerikës

Romney dhe Santorum kryesojnë votimet partiake në shtetin Ajoua

Romney dhe Santorum kryesojnë votimet partiake në shtetin Ajoua

Ish senatori i Pensilvanisë Rick Santorum dhe ish guvernatori i Masaçusets Mitt Romney kryesojnë në votimet paraprake në shtetin Ajoua, përballja e parë në procesin për të zgjedhur kandidatin republikan që do të ndeshet me Presidentin Obama në zgjedhjet e nëntorit për presidentin e ardhëshëm të Shteteve të Bashkuara.

Kur janë numëruar pothuajse të gjitha votat, zoti Romeny dhe zoti Santorum kanë marrë nga 25 përqind të votave secili, ndërkohë që veprimtari kundër luftës Ron Paul mban vendin e tretë me 21 përqind.

Kandidatët republikanë kanë zhvilluar fushata të rrepta në shtetin Ajoua ku banorët i rezistuan të ftohtit për të hedhur votën e tyre.

Partia Demokratike po ashtu zhvillon fushatë. Presidenti Barak Obama nuk ka kundërshtarë për emrimin e partisë por zhvilloi një bisedë përmes internetit me mbështetësit në Ajoua të martën. Ai përballet me një provë të vështirë për të fituar një mandat tjetër në zgjedhjet e nëntorit. Ekonomia amerikane po rimëkembet shumë ngadalë nga recesioni i viteve 2007-2009, duke bërë që shumë votues të vënë në pikpyetje udhëheqjen e tij.

XS
SM
MD
LG