Lidhje

Romni përpiqet për imazhin e tij jashtë vendit


Kandidati republikan filloi turneun e tij në Britaninë e Madhe, ku do të marrë pjesë në hapjen e Lojrave Olimpike Verore

Kandidati repulikan për president të Shteteve të Bashkuara, Mit Romni po përpiqet të përmirësojë kredencialet e tij në fushën e politikës së jashtëme, ndërkohë që po bën një turne vizitash në Evropë dhe Izrael.

Kandidati që mendohet se do të marrë emërimin e partisë Republikane filloi turneun e tij në Britaninë e Madhe, ku do të marrë pjesë në hapjen e Lojrave Olimpike Verore dhe do të takohet me Kryeministrin David Kameron. Ai do të shkojë pastaj në Izrael, ku ka në plan të takohet me Kryeministrin Benjamin Netanyahu, para se t’i japë fund turneut të vizitave të tij jashtë vendit me një ndalesë në Poloni.

Edhe Presidenti Barak Obama u nis për turneun e tij në Evropë, ku mbajti fjalime para grupesh të mëdha njerëzish kur u emërua kandidat i partisë Demokrake për president në zgjedhjet e vitit 2008.

Të martën, zoti Romni e kritikoi ashpër politikën e jashtme të Presidentit Obama, duke e akuzuar administratën e tij se nuk ka qënë e ashpër sa duhet me Iranin, Kinën dhe Rusinë, dhe nuk e ka mbështetur sa duhet Izraelin.
XS
SM
MD
LG