Lidhje

Romney vazhdon fushatën në shtete kyçe


Kandidati republikan Mitt Romney sulmoi atë që ai e quan dështim të presidentit Obama në përpjekjet për të rigjallëruar ekonominë

Kandidati presidencial republikan Mitt Romney fillon fushatën e tij sot me sulme të reja për atë që ai e quan dështim të presidentit Obama në përpjekjet për të rigjallëruar ekonominë e dobët amerikane.

Disa orë pasi pranoi kandidaturën presidenciale të partisë së tij, zoti Romney tha gjatë një tubimi në Florida se megjithë premtimet e zotit Obama katër vjet më parë, presidenti demokrat ka dështuar të shkurtojë defiçitin buxhetor të vendit apo të krijojë vende pune dhe biznese të reja.

Zoti Romney, ka në plan të vizitojë sot shtetit e Luizianës ku uragani Isak shkaktoi dëme të mëdha në përmbytje dhe vdekjen e pesë personave. Zoti Obama do ta vizitojë këtë vend të hënën, ditën kur demokratët fillojnë kuvendin kombëtar ku do ta emërojnë zyrtarisht atë për një mandat të dytë katër vjeçar.

Zoti Romni tha në Kuvendin Kombëtar të Republikanëve në Tampa, se ai dëshironte që Presidenti Obama të kishte arritur sukses gjatë katër viteve të tij në detyrë, pasi dëshiron që Shtetet e Bashkuara të jenë të sukseshme. Por, zoti Romney tha se, premtimet e presidentit "sollën pakënaqësi dhe ndarje", dhe se amerikanët meritojnë një zgjidhje më të mirë.
XS
SM
MD
LG