Lidhje

Romney, në krye të anketave në Iowa


Romney, në krye të anketave në Iowa
Romney, në krye të anketave në Iowa

Kandidati republikan për president, Mit Romney kryeson aktualisht anketat me votuesit në shtetin Iowa ndër kandidatët republikanë për president, dy ditë para zgjedhjeve partiake në këtë shtet, prova e parë për republikanët në garën presidenciale.

Një anketë e publikuar dje nga një gazetë e rëndësishme e këtij shteti, i jep ish guvernatorit të Massachusetts 24 përqind mbështetje, krahasuar me 22 përqind për ligjvënësin Ron Paul. Ish senatori amerikan Rick Santorum radhitet në vendin e tretë, pasuar nga ish kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Newt Gingrich në vendin e katërt.

Profesori i shkencave politike në Universitetin e Iowas Timothy Hagle shpjegon arsyet përse qëndrimi në krye i Romney-t dëmpton kandidatët e tjerë.

"Romney është përgatitur për një rrugë të gjatë, ndryshe nga disa kandidatë të tjerë. Gingrich, Santorum apo çdokush tjetër, që nuk arrin të ngrihet pas rezultatit në Iowa dhe New Hampshire, nuk do të mund të marrin mbështetje financiare për të cilën kanë nevojë për të ecur drejt zgjedhjeve të tjera të rëndësishme paraprake."

Ndërsa fituesi në Iowa mund të mos arrijë të marrë kandidaturën republikane, apo presidencën, një rezultat i dobët në këto zgjedhje mund të detyrojë disa kandidatë të dalin nga gara.

Jon Huntsman, i cili ishte ambassador i caktuar nga presidenti Barak Obama në Kinë, po e përqëndron fushatën e tij në New Hampshire, shteti i dytë që do të mbajë zgjedhje paraprake në datën 10 janar.

XS
SM
MD
LG