Lidhje

Romney ka më shumë fonde fushate se sa presidenti Obama


Për herë të parë, kandidati i mundshëm republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Mitt Romney, ia ka kaluar presidentit Barak Obama në mbledhjen e fondeve të fushatës.

Shifrat e publikuara nga fushata e zotit Romni tregojnë se ish-guvernatorin i shtetit Massachusetts grumbulloi më shumë se 76 milionë dollarë në muajin maj.

Presidenti Obama dhe aleatët e tij demokratë thonë se muajin e kaluar grumbulluan më shumë se 60 milionë dollarë.

Në një deklaratë të lëshuar nga fushata e zotit Romni-së, thuhet se kjo shifër është një tregues se votuesit janë të lodhur nga premtimet e papërmbushura të presidentit Obama dhe po kërkojnë ndryshime.

Zyra e presidentit Obama falenderoi dhuruesit, por nuk bëri ndonjë koment për shifrat e republikanëve. Zoti Obama udhëton për mbledhjen e fondeve në Los Anxhelos dhe pastaj do të ndalet për takime në një kolegj në Las Vergas për të trajtuar çështjen e mundësive financiare të studentëve për të vazhduar shkollat e larta.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG