Lidhje

Presidenti Obama kryeson ndaj republikanit Romney


Një anketë e re e opinionin publik tregon se presidenti amerikan Barak Obama kryeson ndaj rivalit republikan Mitt Romney në tre shtete të rëndësishme zgjedhore, Florida, Ohajo dhe Pensilvani.

Anketa nga Universiteti Quinnipiac e publikuar sot, tregon se presidenti Obama kryeson me 9 përqind në Ohajo, 6 përqind në Pensilvani dhe 4 përqind në Florida. Ky është një përparim i dukshëm karahasuar me një anketë të këtij universiteti të muajit të kaluar që tregonte thuajse barazimin mes kandidatëve.

Ndihmës drejtori i Universitetit Quinnipiac thotë se “virtualisht zoti Obama e ka të sigurtë rizgjedhjen” nëse ruan këtë kryesim në këto tre shtete të rendësishme për zgjedhjet e nëntorit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG