Lidhje

Romney siguron emërimin e Partisë Republikan


Mit Romney është kandidati i parë presidencial i fesë mormone

Ish guvernatori i shtetit Masaçusets, Mitt Romney siguroi emërimin e Partisë Republikane për president pas fitores në zgjedhjet paraprake dje në Teksas. Ky shtet ka më tepër se 150 delegatë.

Mit Romney fitoi votat e 88 prej tyre, duke e çuar numrin e delegatëve të siguruar prej tij më tepër se numri i nevojshëm prej 1 mijë e 144 delegatësh për t’u bërë kandidati presidencial republikan.

Partia Republikane do ta mbajë kuvendin e saj në Tampa të Floridës në muajin gusht, ku delegatët do të votojnë zyrtartisht për zotin Romney dhe për kandidatin për nënpresident që do të zgjedhë ai.

Mit Romney është kandidati i parë presidencial i fesë mormone, i emëruar nga një parti kryesore politike në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG