Lidhje

Republikanët Romney-Ryan në Karolinën e Veriut


Dyshja republikane po e vë theksin te mesazhi se ata janë udhëheqja që do të rikthejë rritjen ekonomike

Dyshja republikane, kandidati për president Mitt Romney dhe kandidati për nënpresident Paul Ryan e kanë vënë theksin te mesazhi se ata janë udhëheqja që do të rikthejë rritjen ekonomike.

Zoti Romney dhe kandidati i tij për nënpresident Paul Ryan po zhvillojnë turne fushate në Karolinën e Veriut. Ky konsiderohet si një shtet me rëndësi kritike për zgjedhjet presidenciale.

Zoti Romney shpreson që puna e ligjvënësit Ryan në Kongres për të reduktuar shpenzimet dhe për një qeveri sa më të kufizuar do të gjenerojë mbështetje nga baza republikane.
XS
SM
MD
LG