Lidhje

Mit Romney pritet ftohtë gjatë një fjalimi


Ai foli para Shoqatës Kombëtare për Avancimin e Njerëzve me Ngjyrë, që në zgjedhjet e vitit 2008 votoi kryesisht në favor të Presidentit Obama.

Mitt Romney, kandidati republikan për president, u prit ftohtë gjatë fjalimit që mbajti sot para Shoqatës Kombëtare për Avancimin e Njerëzve me ngjyrë, e cila në zgjedhjet e vitit 2008 votoi me shumicë dërrmuese në favor të Presidentit Barak Obama.

Në fjalimin që mbajti në kuvendin vjetor të kësaj organizate në Hjuston të Teksasit, zoti Romney tha se politikat dhe udhëheqja e tij do të ndihmojnë familjet e pakicave më shumë se sa ka bërë Presidenti Obama.

Por të pranishmit e pritën zotin Romnin me fishkëllima kur ai deklaroi se do të eliminojë planin e presidentit Obama për kujdesin shëndetësor, të quajtur “Obamacare”. Atë e fishkëllyen edhe dy herë të tjera kur deklaroi se zoti Obama nuk arriti të krijojë vende të reja pune gjatë mandatit presidencial dhe kur premtoi se do ta përmirësonte gjendjen për komunitetin afrikano-amerikan.

Zoti Romney e përdori fjalimin për të nxjerrë në pah pabarazitë me të cilat ende përballen afrikano-amerikanët, si norma e papunësisë prej 14.4 përqind, shumë më e lartë se sa mesatarja e vendit prej 8.2 përqind.
XS
SM
MD
LG