Lidhje

Kandidati Romney flet për taksat e paguara prej tij


Kandidati republikan për President Mitt Romney thotë se ai nuk ka paguar më pak se 13 për qind të të ardhurave të tij për taksat federale, gjatë 10 viteve të fundit.

Duke folur me gazetarët në Karolinën e Jugut, zoti Romney tha se ai kishte shqyrtuar taksat e paguara prej tij gjatë dekadës së kaluar dhe se ai kishte paguar "të paktën 13 për qind" të të ardhurave të tij çdo vit.

Më parë, gjatë këtij muaji, senatori i shtetit të Nevadës, Harry Reid, i cili drejton shumicën Demokrate në Senatin amerikan, pohoi se për disa vjet zoti Romney nuk kishte paguar asnjë taksë, duke manipuluar sistemin. Zoti Reid nuk ofroi prova për deklaratat e tij.
Kandidati Romney, dje, i hodhi poshtë pretendimet e senatorit Reid.

Në janar, zoti Romney publikoi të plota shifrat tatimore të tij për vitin 2010 si dhe një përmbledhje të taksave që ai pagoi në vitin 2011. Ai ka refuzuar të bëjë publike taksat e paguara për vitet e tjera.
XS
SM
MD
LG