Lidhje

Mitt Romney komenton për rezultatin e zgjedhjeve


Ish-kandidati republikan për president tha se humbi në zgjedhje pasi Presidenti Obama u kishte ofruar “dhurata financiare” nga qeveria disa segmenteve të elektoratit, të cilët votuan për të

Ish-kandidati republikan për president Mitt Romney u shpreh para donatorëve për fushatë se kishte humbur në zgjedhjet presidenciale pasi Presidenti Obama u kishte ofruar “dhurata financiare” nga qeveria disa segmenteve të elektoratit amerikan, të cilët më pas votuan për të.

Në një takim dje me donatorët, kandidati republikan tha se presidenti demokrat u kishte dhënë disa segmenteve të votuesve amerikanë si afrikano-amerikanët, hispanikët dhe të rinjtë, ndihma të konsiderueshme. Ai solli si shembull paragrafë nga reforma për kujdes shëndetësor e Presidentit Obama, e cila u jep mundësi të rinjve të shfrytëzojnë sigurimet shëndetësore të prindërve, si dhe anulimin nga presidenti të politikave që rezultojnë në dëbimin e shumë prej të rinjve imigrantë të sjellë në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të paligjshme nga prindërit, kur ishin në moshë të vogël.

Që pas komenteve që bëri natën e zgjedhjeve, zoti Romney nuk kishte bërë komente publike lidhur me rezultatin e zgjedheve.
XS
SM
MD
LG