Lidhje

Rompuy në Kosovë, mbështetje e fortë për punën e EULEX-it

  • Zëri Amerikës

Rompuy në Kosovë, mbështetje e fortë për punën e EULEX-it

Rompuy në Kosovë, mbështetje e fortë për punën e EULEX-it

Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Von Rompuy, i dha një mbështetje të fuqishme punës së misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ai tha se aktivitetet e EULEX-it pasqyrojnë përkushtimin e fuqishëm të Bashkimit Evropian në luftën kundër dukurive negative në vend.

Në kuadër të një vizite në rajon, zoti Rompuy tha sot në Prishtinë se rendi dhe ligji janë një prej vlerave përcaktuese të Bashkimit Evropian dhe një prej përparësive më me rëndësi në Kosovë.

Presidenti i Këshillit Evropian, është takuar me udhëheqësit e lartë të institucioneve të Kosovës dhe zyrtarë të misioneve ndërkombëtare në vend.

XS
SM
MD
LG