Lidhje

Ronnie Dunn me albumin e parë solo që mban emrin e tij, "Ronnie Dunn"

  • Meri Morningstar

Ronnie Dunn me albumin e parë solo që mban emrin e tij, "Ronnie Dunn"

Ronnie Dunn me albumin e parë solo që mban emrin e tij, "Ronnie Dunn"

Pas 20 vjet interpretimi si dueti Brooks & Dunn, këngëtari kryesor i grupit muzikor country, Ronnie Dunn, ka dalë si këngëtar solo. Në vazhdim ju njohim me albumin e parë të tij solo që mban emrin e tij "Ronnie Dunn".

Ronnie Dunn regjistroi tre këngë solo në fillim të fiteve 1980, por ai nuk arriti të ketë suksese me to. Në vitin 1990 ai së bashku me Kix Brooks formuan grupin Brooks & Dunn. Ky duet fitoi menjëherë popullaritet të madh. Duke filluar në vitin 1991, me këngën solo “Brand new man” Brooks&Dunn ishte në krye të listës me këngët më të mira të muzikës Country për 26 herë rresht dhe ata shitën më tepër se 30 milionë albume në të gjithë botën. Mes viteve 1992 dhe 2006, Brooks&Dunn fituan 14 herë çmimin e Shoqatës së Muzikës Country për duetin. Ata kanë grumbulluar 60 çmime nga industria e muzikës, përfshi tre si “Zbavitësi i vitit” nga Akademia e Muzikës Country.

Megjithëse ai kishte patur sukses për 2 dekada, Ronnie Dunn tha në një intervistë se ishte i tmerruar që po fillonte një karrierë solo. Ai tha se kishte frikë se njerëzit nuk do ta pranonin si këngëtar solo.

Por admiruesit e Ronit dhe të muzikës country e mbështetën karrierën e tij të re, duke e bërë regjistrimin e tij solo që jetë në listen e 10 këngëve më të mira. Albumi u rendit i pari në listën e këngëve country dhe i 5-ti në renditjen Billbord me 200 këngë.

Ronnie kohët e fundit filloi një turne, gjatë të cilit do të jape koncerte deri në mesin e shtatorit. Dunn ka shkruar dhe është bashkëautor i 12 këngëve dhe është njëkohësisht edhe producent i albumit. Kënga e tij më e fundit i kushtohet një veterani lufte, i cili kthehet në shtëpi dhe bëhet viktimë e krizës ekonomike. Po dëgjoni tani “Cost of living” nën interpretimin e Ronnie Dunn.

XS
SM
MD
LG