Lidhje

Pullë postare për nder të Rosa Parks


Për nder të 100 vjetorit të lindjes së aktivistes të së drejtave civile Rosa Parks, Shërbimi Postar në Shtetet e Bashkuara ka shtypur një pullë speciale me fotografinë e saj. Shtypja e pullës postare është një prej disa ngjarjeve të planifikuara për nder të zonjës Parks.

Rosa Parks u arrestua në vitin 1955, pasi refuzoi t’i lëshonte vendin në autobus një burri të bardhë në Montgomery të Alabamës. Arrestimi i saj shkaktoi një bojkot 381 ditor të sistemit të autobusëve në Montgomery, një ngjarje që solli në qendër të vëmendjes udhëheqësin Martin Luther King.

Gjykata e Lartë ndaloi ndarjen racore në transportin publik në vitin 1956.

Zonja Parks vdiq në vitin 2005 dhe ishte gruaja e parë trupi i së cilës u vendos për t’u nderua në ndërtesën e Kongresit amerikan.

XS
SM
MD
LG