Lidhje

Rouhani: Irani nuk do të prodhojë armë bërthamore


Në një intervistë me kanalin NBC, ai se Irani asnjëherë nuk ka kërkuar armë bërthamore dhe se në asnjë rrethanë nuk do të kërkojë armë të shkatërrimit në masë

Presidenti iranian Hassan Rouhani premtoi se vendi i tij nuk do të prodhojë armë bërthamore, në një mesazh të fundit që lë të kuptohet se udhëheqësi i zgjedhur është i hapur për të përmirësuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

Në një intervistë nga Teherani me kanalin NBC, presidenti Rouhani tha se Irani asnjëherë nuk ka kërkuar armë bërthamore dhe se në asnjë rrethanë nuk do të kërkojë armë të shkatërrimit në masë.

Zoti Rouhani tha gjithashtu se populli I tij duhet të jetë i lirë të medojë, flasë dhe kërkojë informacion në Internet, por duke patur parasysh"mbrojtjen e identitetit kombëtar." Ai tha se “komisioni për të drejtat e qytetarëve” do të krijohet në një të ardhme të afërt.

Udhëheqësi iranian foli disa ditë para se ai të bëjë paraqitjen e pare në arenën botërore kur të marr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Irani ka këmbëngulur për vite se programi i tij bërthamor është paqësor. Shtetet e Bashkuara dhe disa aleatë të tyre nuk e pranojnë këtë dhe kanë vendosur sanksione që kanë dëmtuar ekonominë e Iranit.

Zoti Rouhani, i cili u zgjodh në qershor, konsiderohet si më i moderuar nga paraardhësi i tij, Mahmoud Ahmadinejad. Ai ka muaj që sugjeron se Irani duhet të përmirësojë marrëdhëniet me Perëndimin.

Disa në Uashington janë skeptikë, duke thënë se fuqia kryesore është në duart e udhëheqësit supreme të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei. Por zoti Rouhani tha se qeveria e tij ka “pushtetin e plotë”, “autoritetin” dhe “lirinë politike të veprimit ”për të zgjidhur çështjen bërthamore.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG