Lidhje

Rouhani, Irani gati t’i ribashkohet ekonomisë botërore


Presidenti iranian Hassan Rouhani thotë se vendi i tij është gati t’i ribashkohet ekonomisë botërore, pas zbatimit të një marrëveshjeje kalimtare me fuqitë botërore për kufizimin e programit të vet bërthamor.
Zoti Rouhani i tha sot drejtuesve të korporatave në Forumin e Ekonomisë Botërore që po mbahet në Davos të Zvicrës, se ai e sheh Teheranin “duke ndjekur politika të moderuara, të matura dhe shpresëdhënëse” në ekonominë globale në të ardhmen. Ai tha se Irani ka potencialin për të qenë një nga fuqitë më të mëdha të botës në 30 vitet e ardhshme dhe se ka në plan ta rihapë tregtinë me vende të tjera.
Marrëveshja kalimtare e Iranit për kufizimin e programit bërthamor hyri në fuqi këtë javë. Zoti Rouhani tha se ai nuk sheh ndonjë pengesë serioze në zbatimin e një marrëveshjeje të përhershme me Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Kinën, Britaninë, Francën, Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG