Lidhje

Rouhani: Shpresoj tek rezultati i bisedimeve


Presidenti iranian Hassan Rouhani tha se shpreson që bisedimet me fuqitë e mëdha mbi programin bërthamor të Iranit do të japin rezultate në një periudhë të shkurtër kohore.

Në një konferencë shtypi sot në ambjentet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, zoti Rouhani tha se presidenti amerikan Barack Obama po flet me një ton të ri, që i ka sjellë atij optimizëm rreth një zgjidhjeje të shpejtë të çështjes bërthamore.

Udhëheqësi Iranian tha se zgjedhja e tij në qershor ndihmoi në hapjen e rrugës për marrëdhënie më të mira mes Iranit dhe Perëndimit.
XS
SM
MD
LG