Lidhje

Rouhani: Irani gati për negociata pa kushte


Presidenti iranian Hasan Rouhani thotë se qeveria e tij është e gatshme të hyjë në bisedime për programin e saj bërthamor, por vetëm nëse negociatat janë pa kushte.

Duke folur sot në një paradë ushtarake, zoti Rouhani tha se vendet perëndimore duhet ta pranojnë të drejtën e Iranit për të pasuruar uranium “brenda kuadrit të ligjit ndërkombëtar”.

Ai përsëriti gjithashtu qëndrimin e Iranit se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime paqësore.

Zoti Rouhani shkon nesër në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG