Lidhje

Rouhani: myslimanët të përmirësojnë opinionin për islamin


Presidenti iranian Hassan Rouhani thotë se vetë myslimanët janë ata që mund ta përmirësojnë opinionin e botës për islamin.

Në një fjalim që mbajti në ceremoninë e hapëse të Konferencës Ndërkombëtare të Unitetit Islamik në Teheran, presidenti Rouhani tha se “myslimanët duhet ta ndryshojnë imazhin negativ për Islamin në hapësirën kibernetike dhe atë reale”.

Rouhani i kritikoi myslimanët për “heshtjen përballë të gjitha vrasjeve dhe gjakderdhjeve” në Siri, Irak dhe Jemen.

Ai tha se nga konfliktet në Irak dhe në Siri përfiton vetëm Izraeli dhe ata që janë kundër myslimanëve.

Zoti Rouhani po ashtu mohoi që vendi i tij përpiqet për krijimin e një “gjysmëhëne shiite”, një rajon me shumicë shiite në Lindjen e Mesme, i cili të shtrihet nga Libani, nëpër Siri dhe Irak.

Një konflikt i autorizuar, në rritje, mes Iranit dhe fuqive të Gjirit Persik, veçanërisht Arabisë Saudite, po nxit tensionet mes sunive dhe shiitëve, që e kanë polarizuar botën arabe për vite me radhë.

Irani, me popullsi shiite, mbështet rebelët huthi, ndërsa Arabia Saudite e sunduar nga sunitë, udhëheq koalicionin që kryen sulme me bombë ndaj tyre.

XS
SM
MD
LG