Lidhje

Brazil, vazhdojnë debatet për çështjen e presidentes Rousseff


Kryetari në detyrë i Dhomës së Ulët të parlamentit brazilian, Waldir Maranhao u tërhoq nga vendimi i mëparshëm për të anuluar procesin gjyqësor ndaj presidentes Dilma Rousseff. Ai nuk dha arsye për ndryshimin e qëndrimit. Kjo i hap rrugën vazhdimit të procedurave që mund të çojnë në shkarkimin e presidentes Rousseff.

Në se Senati vendos që ajo t’i nënshtrohet gjyqit, presidentja do të pezullohej nga posti dhe vendin e saj do ta zinte nënpresidenti Michel Temer, ish aleat, i kthyer në armik politik të saj. Presidentja Rousseff akuzohet për manipulim të shifrave buxhetore për të fshehur gjendjen financiare të vendit gjatë fushatës elektorale të vitit 2014. Ajo akuzon kundërshtarët e saj, përfshirë nën presidentin Temer për atë ajo e quan “përpjekje për grusht shteti”. Votimi në Senat pritet të zhvillohet të mërkurën.

XS
SM
MD
LG