Lidhje

Dilma Rusef bën betimin si presidentja e re e Brazilit


Dilma Rusef bën betimin si presidentja e re e Brazilit
Dilma Rusef bën betimin si presidentja e re e Brazilit

Në Brazil, ka marrë zyrtarisht detyrën gruaja e parë presidente.

Mijëra njerëz u radhitën dje në rrugët e kryeqytetit brazilian, përkundër motit me shi, për të përshëndetur Dilma Rusefin, ndërsa ajo po arrinte në ceremoninë e inaugurimit.

Zonja Rusef u rrethua nga një ekip sigurie i përbërë prej grash, të cilat vrapuan pranë makinës Rolls Rojs së presidentes nëpër rrugët e Brazilias.

Në fjalimin e parë para ligjvënësve brazilianë, zonja Rusef u zotua se do të ndihmojë çrrënjosjen e varfërisë së skajshme dhe se do të punojë për t’i mbajtur çmimet nën kontroll.

Presidentja 63-vjeçare morin postin nga mësuesi i saj në politikë, Luiz Inasju Lula da Silva, që gëzonte popullaritet të gjerë dhe njihej nga shumë njerëz si “Lula”.

Nën udhëheqjen e zotit da Silva, Brazili u ngrit në një ekonomitë kryesore të botës, së bashku me Rusinë, Indinë dhe Kinën. Vlerësohet se 30 milion njerëz janë bërë pjesë e klasës së mesme gjatë presidencës së tij 8-vjeçare.

XS
SM
MD
LG