Lidhje

Rozafa, koncert për violinë dhe orkestër


Kompozitori i mirënjohur shqiptar David Tukiçi vuri mbrëmë në skenë një nga veprat e tij më të rëndësishme “Rozafa”, koncert në violinë dhe orkestër në tre kohë.

Vepra “Rozafa” u frymëzua nga legjenda e famshme shqiptare; ndërtimi i një kalaje të famshme shqiptare, duke sakrifikuar në themele nusen e re të njërit prej luftëtarëve.

Cihat Askin
Cihat Askin
Vepra u luajt nga solisti i spikatur turk Cihat Askin dhe orkestra simfonike e Radio-Televizionit Shqiptar, nën drejtimin e dirigjentit të njohur turk Hakan Sensoy.Vepra e David Tukiçit ka shumë ngjyra shqiptare dhe për çdo artist të huaj është shumë interesante, që të njohë dhe tç punojë me krijime origjinale të një populli tjetër” - thotë solisti i vilolinës Cihat Askin.

Kompozimi i David Tukicit nuk ishte një vepër e lehtë as për orkestrën dhe as për solistin e violinës. “Legjenda e Rozafës është shumë mbresëlënëse dhe unë u përpoqa të jap thelbin e historisë, ndonëse ishte shumë e vështirë."

Hakan Sensoy
Hakan Sensoy
Dirigjenti është veçanërisht i gëzuar për suksesin e koncertit, të cilin e drejtoi me pasion, pikërishtsepse kishte shumë ngjyra të arteve shqiptare. “Mjeshtri David Tukiçi na tregoi legjendën e Rozafës dhe se çfarë dëshironte ai të shprehte me këtë vepër. Ishte shumë mbresëlënëse të punosh me të në këtë vepër. Pashë që publiku u emocionua shumë.

Davidi ka bërë një kryevepër muzikore bazuar mbi një kryevepër të krijimeve popullore shqiptare”, thotë dirigjenti Hakan Sensoy.

Ndërsa vetë kompozitori thotëse
një vepër e shkruar me zemër dhe me profesionalizëm i qëndron çdo kohe.

David Tukici
David Tukici
David Tukiçi është një nga penat më të njohura të muzikës shqiptare. Bir i një familje të famshme muzikantësh shqiptarë, zoti Tukiçi ka një veprimtari të gjerë krijuese në Shqipëri dhe në Itali, ku edhe është përfshirë në krijime dhe studime të muzikës europiane e ballkanike.

Koncerti për violinë dhe orkestër në tri kohë, me dirigjent dhe solist të huaj, “Rozafa” u duartrokit gjatë nga publiku kryeqytetas që ndoqi lojën e gjallë të orkestrës simfonike të radio-televizionit shqiptar. Ngjarje të tilla janë të rralla për jetën kulturore të Shqipërisë.
XS
SM
MD
LG