Lidhje

Rrëzohet avioni rus me një ekip të fortë të hokejit


Rrëzohet avioni rus me një ekip të fortë të hokejit
Rrëzohet avioni rus me një ekip të fortë të hokejit

Një avion rus me një ekip të fortë të hokejt në akull është rrëzuar në pjesën perëndimore të vendit, duke vrarë të paktën 43 vetë.

Ministria e Situatave Emergjente thotë se avioni i pasagjerëve YAK-42 u rrëzua sot menjëherë pas ngritjes nga qyteti Yaroslavl, rreth 240 kilometra në verilindje të Moskës. Ministria thotë se avioni kishte 45 vetë në bord, nga të cilët 37 pasagjerë dhe 8 anëtarë ekuipazhi.

Ekipi i hokejt po udhëtonte drejt Minskut, kryeqyteti i Bjellorusisë për hapjen e sezonit 2011-2012 të hokejt në akull. Ndër lojtarët kishte plot shtetas të huaj, tre prej të cilëve nga Republika Çeke.

Ky është incidenti i fundit në një seri rrëzimesh vdekjeprurëse avionësh dhe aksidentesh rrugore që kanë rezultuar në një urdhëresë nga udhëheqja ruse për të rishikuar infrastrukturën e vendit dhe masat e sigurisë së transportit.

XS
SM
MD
LG