Lidhje

Rrëmbehet një shtetas amerikan në Lahore


Rrëmbehet një shtetas amerikan në Lahore
Rrëmbehet një shtetas amerikan në Lahore

Policia e Pakistanit thotë se të paktën 8 njerëz të armatosur rrëmbyen një shtetas amerikan nga banesa e tij në qytetin e Lahores ditën e sotme.

Ambasada amerikane e ka identifikuar shtetasin amerika si Warren Weinstein, një 60 vjeçar që punon si drejtor i një kompanie konsultimesh amerikane që vepron në Pakistan e quajtur J.E. Austin Associates.

Policia thotë se zoti Weinstein e ka përfunduar punën e tij në Pakistan dhe po bëhej gati të kthehej në SHBA të hënën. Ai ishte kthyer në Lahore mbas një udhëtimi në kryeqytetin e vendit Islamabad.

Sipas profilit të tij në rrjetin social Linkedln, Weinstein jetonte në Lahore që nga viti 2004.

Kompania J.E. Austin Associates thotë se zoti Weinstein ka punuar në fushën e zhvillimeve ndërkombëtare për 25 vjet. Ai mban një doktoraturë për ligjin ndërkombëtar dhe shkenca ekonomike, si dhe një master për marrëdhënie ndërkombëtare. Ai flet 6 gjuhë të huaja.

Policia e Pakistanit tha se rrëmbyesit i bindën rojet e banesës së Weinsteinit që të hapnin portat pak para agimit duke ofruar ushqim, zakon tradicional gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

XS
SM
MD
LG