Lidhje

Itali: Rrëshqitje dheu në bregun Amalfi


Itali: Rrëshqitje dheu në bregun Amalfi
Itali: Rrëshqitje dheu në bregun Amalfi

Rrëshqitjet e dheut në një fshat të vogël në bregun Amalfi në Itali kanë shkaktuar rrokullisjen e makinave dhe kanë përmbytur shumicën e qendrës së fshatit.

Autoritetet thanë se një grua figuron e zhdukur.

Pamjet filmike të publikuara sot tregojnë një lumë balte që vërshonte në një rrugë të ngushtë të qytetit duke rrokullisur makinat.

Reshjet e mëdha të shiut gjatë natës kanë bërë që një lum i vogël pranë fshatit Atrani të dalë nga shtrati i tij.

Punonjësit e shpëtimit kanë punuar gjatë gjithë natës për pastruar dheun dhe për të hequr rrënojat.

Bregdeti i Amalfi-t është vend i njohur turistik.

XS
SM
MD
LG