Lidhje

Rreth 100 japonezë lejohen të shkojnë për dy orë në shtëpitë e tyre në Fukushima


Rreth 100 japonezë lejohen të shkojnë për dy orë në shtëpitë e tyre në Fukushima
Rreth 100 japonezë lejohen të shkojnë për dy orë në shtëpitë e tyre në Fukushima

Rreth 100 japonezë janë lejuar të kthehen në shtëpitë e tyre pranë uzinës bërthamore të Fukushimës për të marrë sendet e nevojave të përditëshme nga blloku i çeqeve, tek medikamentet dhe sendet personale.

Kjo është hera e parë që njerëzit lejohen zyrtarisht në teritorin me rreze 20 kilometra, të evakuar pas tërmetit dhe cunamit të 11 marsit që shkatërroi sistemin e ajrit të kondicionuar të uzinës, duke shkaktuar rrjedhje radioaktive. Një numër i vogël banorësh u kthyen para se qeveria të ndalonte me ligj hyrjen në zonë në fund të prillit.

“Do të kishte qënë mirë që zyrtarët të na kishin dhënë informacion për nivelin e rreztimit në fshat. Por deri tani ky informacion ka munguar. Prandaj dhe jam pak i shqetësuar”.

Banorët që u kthyen sot u paisëm me veshje mbrojtëse,me aparate për matjen e rrezatimit radioaktiv e me radio, dhe pas vizitës dy orëshe u ekzaminuan për ekspozimin ndaj rrezatimit. Vizita të tjera janë planifikuar për banorët e nëntë komuniteteve të zonë para fundit të majit.

"Dua të vë këtë lule në altarin budist në kujtim të nënës time, pasi dje ishte dita e saj përkujtimore. Pastaj dua t’i them shpirtit të saj të mbrojë shtëpinë tonë, për sa kohë që ne të jemi larg saj”.

Rrjedhja radioaktive nga uzina e ka bërë të pabanueshme zonën dhe ka ndotur të mbjellat dhe peshkun në një zonë shumë më të gjerë në rajonin veriperëndimor të Japonisë.

Kompania e Enegjisë Elektrike të Tokjos që operon uzinën, iu drejtua qeverisë sot për ndihmë financiare për çfarë pritet të jenë kompensime të mëdha për bizneset dhe individët që pësuan dëme financiare për shkak të aksidentit bërthamor.

XS
SM
MD
LG