Lidhje

Rreth 550 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Brazil


Rreth 550 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Brazil
Rreth 550 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Brazil

Numri i të vdekurve nga vërshimet masive dhe rrëshqitjet e dheut në Brazil ka arritur në të paktën 550 vetë, ndërkohë që vendi është pushtuar nga paniku se rreshje të reja mund të shkaktojnë rrëshqitje të tjera të dheut. Moti i keq i ka vështirësuar përpjekjet e shpëtimit, duke penguar ekipet e shpëtimit të arrijnë tek njerëzit e izoluar nga uji i thellë. Një numër i pafund trupash ndodhen nën rrënoja dhe të mbijetuarit janë në gjendje dëshpërimi nga mungesa e ushqmimeve dhe ujit. Stuhitë dhe rreshjet e mëdha përfshinë javën e kaluar rajone në veri të Rio de Zhaneiros. Lumenjtë e baltës shkatërruan shtëpitë në zonën malore, duke i lënë rreth 14 mijë banorë pa shtëpi. Qeveria braziliane ka krijuar një fond prej 460 milionë dollarësh për t’u përdorur për ndihmat urgjente në rajonet e prekuar nga përmbytjet.

XS
SM
MD
LG