Lidhje

Rrëzimi i një aeroplani kanadez shkakton vdekjen e 12 personave në bord

  • Zëri Amerikës

Rrëzimi i një aeroplani kanadez shkakton vdekjen e 12 personave në bord

Rrëzimi i një aeroplani kanadez shkakton vdekjen e 12 personave në bord

Një aeroplan udhëtarësh është rrëzua në rajonin Arktik të Kanadasë, duke shkatuar vdekjen e 12 personave dhe plagosjen e 3 të tjerëve në bord.

Policia kanadeze thotë se aeroplani Boeing 737 me 15 njerëz në bord u rrëzua të shtunën pranë Gjirit Resolute në territorin Arktik të Nunavut.

Linja ajrore First Air , konfirmoi aksidentin, duke thënë se në një deklaratë të saj se komunikimi i fundit me avionin ishte kryer në orën 12:40 sipas kohës vendore, kur aeroplani ndodhej rreth tetë kilometra nga aeroporti i Gjirit Resolute. Komisioni kanadez për sigurinë e transportit po heton shkakun rrëzimit.

Aeroplani ishte duke udhëtuar nga Yellowknife në veripërëndim për në Gjirin Rezolutë për të vazhduar pastaj për në ishullin Ellesmere.

XS
SM
MD
LG