Lidhje

Rreziqet e shitjes së firmave portugeze Angolës, Brazilit dhe Kinës

  • Zëri Amerikës

Ndërsa Portugalia përballet me vështirësi nga pesha e rëndë e paketës së shpëtimit prej 100 milion dollarësh, kompani shtetërore dhe private po shesin pjesë të tyre për të siguruar të ardhura, madje janë pikërisht ish kolonitë e Portugalisë, që po blejnë pjesën më të madhe të tyre. Me përfshirjen edhe të Kinës, kanë lindur mosmarrëveshje lidhur me faktin nëse këto shitje janë një ide e mirë.

Lisbona shtrihet në grykën e lumit të fuqishëm Tagus.
Gjatë shekujve të kaluar, Vasco da Gama dhe ekplorues të tjerë lundruan nëpër këtë lumë duke sjellë në qytet pasuritë e tokave të betejës.

Tani Lisbona përballet me probleme të tjera: masa të ashpra ekonomike. Zhvillimi ekonomik ka ngecur dhe qeveria përballet me vështirësi për të paguar borxhin e saj. Si kompanitë private edhe ato shteterore kanë nevojë për kapital të huaj.

Angola është aksionerja më e madhe në këtë bankë, madje po blen edhe një bankë tjetër, të cilën qeveria e shpëtoi nga falimentimi.

Angola po blen gjithashtu një pjesë drejtpërdrejtë të rrezikuar në firmën energjitike GALP të Portugalisë. Angola zotëron tashmë një pjesë të madhe të kësaj kompanie nëpërmjet një filiali portugez.

Një kompani braziliane po përfundon kontratën për të blerë kompaninë më të madhe portugeze të prodhimit të çimentos, megjithë opozitën e qarqeve lokale. Angolezët janë ftuar gjithashtu të investojnë në firmat ajrore portugeze dhe në operacionet e ndryshme të aeroporteve.

Fakti që Angola nuk respekton të drejtat e njeriut ka bërë që disa portugezë të mos i presin mirë këto zhvillime, por kjo nuk është arsyeja që ky udhëheqës sindikate nuk i mbështet këto transaksione.

"Ne jemi kundër shitjes së kompanive portugeze të huajve sepse këto kompani janë strategjike, jo vetëm për zhvillimin tonë ekonomik, por sepse gjithashtu ato sjellin shumë fitime, për të cilat ne kemi nevojë për të paguar borxhin e vendit”.
Edhe Kina po përpiqet të përfitojë. Ajo ka blerë pjesë të dy kompanive elektrike portugeze, duke shkaktuar debate.

Shumë portugezë mendojnë se pasuritë strategjike nuk duhet t’i shiten Kinës, një vend jodemokratik me shumë pak transparencë për sa i përket të drejtave të njeriut.
Por ish presidenti i tregut të aksioneve të Lisbonës thotë se marrëveshjet me Kinën mund të jenë tërheqëse, ashtu siç pasqyrohen nga marrëveshjet e kompanive elektrike:

"Kompania kineze 3 Gorges bëri një ofertë me shtesë, pagoi çmimin më të lartë si dhe ofroi një numër kushtesh të tjera, si për shembull mbajtjen e selisë së kompanisë në Portugali, ku edhe krijohet vlera ekonomike. Pra një marrëveshje e tillë është e pakrahasueshme".

Megjithatë në Portugali ka disa biznese të sukseshme. Të huajt që janë rreshtuar në këtë pastiçeri të famshme në Lisbonë janë klientë dhe jo aksionerë. Por portugezët me të ardhura të ulëta kanë borxhe të mëdha. Ndoshta tani Portugalia nuk është në pozitë për të zgjedhur se nga i merr investimet për të cilat ka shumë nevojë.

XS
SM
MD
LG